Flash

Dhunoi një person gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 16 February 2024
Dhunoi një person gjatë një konflikti për motive të

Arrestohet pasditen e djeshme një person në Durrës. 33-vjeçari Demir Deda gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dhunuar një 53-vjeçar me iniciale A.M, banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Dhunoi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Pasditen e djeshme, pas njoftimit për konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen nr. 8, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/it.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. D., 33 vjeç, banues në Durrës, sepse dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI