Flash

Vizita/ Blinken mbron Ramën, hesht për Albin Kurtin

Lapsi.al 15 February 2024
Vizita/ Blinken mbron Ramën, hesht për Albin Kurtin

Para se sekretari i shtetit Antony Blinken të vinte në Tiranë, pak kush e kishte imagjinuar se do të dëgjonte nga goja e tij fjalë aq të ëmbla për Edi Ramën. Në konferencën e përbashkët për shtyp ai e komplimentoi atë për "partneritetin e jashtëzakonshëm" duke u kujdesur të shtonte se në kohën e kësaj qeverisjeje parneriteti i dy vendeve "është më i fortë se kurrë".

Por këto nuk ishin komplimentat e vetme për një kryeministër që është prej dhjetë vitesh në pushtet, dhe qeverisjen e të cilit Departamenti i Shtetit që Biden drejton prej tre vitesh, e përshkruan me ngjyra të tjera. Blinken dhe Rama u shfaqën krah përkrah edhe te piramida, ku shefi i diplomacisë amerikane u kujdes të kujtonte se mikpritësi i tij piktor i kishte ndryshuar ngjyrat e këtij vendi.

“Një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë” e quajti ai atë me terma që rrallë përdoren në gjuhën diplomatike. Pa ditur ato që janë biseduar pas dyerve të mbyllura dhe sipas asaj që u tha publikisht, u duk se mesazhi i vetëm i kësaj vizite ishte një mbështetje për kryeministrin shqiptar, të cilin gazetat më të mëdha amerikane, që nga New York Times e deri tek Uashington Post e kanë përshkruar si dikë që vuri në shërbim të tij agjentin e korruptuar të FBI-së Charles McGonigal.

Lexo me tej:

Bushati: Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane

Po ashtu surprizë ishin edhe qëndrimet e sekretarit të shtetit ndaj kryeministrit tjetër shqiptar Albin Kurti. Nëse vartësit e tij në departament të shtetit e kanë fshikulluar ashpër shefin e qeverisë së Prishtinës se po kris marëdhëniet me SHBA-më, Blinken refuzoi ta bëjë këtë në Tiranë. Madje ai e shmangu debatin edhe kur Rama e ciku këtë temë apo kur në të njëtën linjë me kryeministrin, gazetarja e TV Klan deshi ta pyesë për Kurtin.

Pasi mori flatra nga fjalët e mira të Blinken, Rama e shfrytëzoi rastin për të luajtur paternalistin edhe për Kosovën: “Apeli im, apeli ynë, për autoritetet e Prishtinës është që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët strategjikë sepse në radhë të parë është në interesin e tyre dhe në interesin e aleancës tonë”, nënvizoi Rama.

“Nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme. Por kështu nuk fitohet e ardhmja” goditi ai në mënyrë indirekte Kurtin.

Blinken reagon në X, veçon tre çështje për vizitën në Shqipëri

Interesante ishte se pavarësisht provokimit të Edi Ramës, Blinken në pyetjen e TV Klan që ishte në të njëjtën linjë me diskutimin e kryeministrit, u përgjigj në mënyrë të përgjithshme. Ai jo vetëm nuk e ceku Kosovën përgjatë ekspozesë së tij, por edhe kur u pyet dretjtërdrejt nuk foli për mungesë rakordimi të Prishtinës me Uashingtonit, ashtu si Rama.

Rama shigjeton Albin Kurtin në krah të Blinken

“Dialogu i facilituar nga Bashkimi Evropian është shtegu i duhur dhe i vetëm i duhur” për zgjidhjen e çështjeve drejt qëllimit final, integrimit përfundimtar të mbarë rajonit". Ky është shtegu që kaq qartazi i çon të gjithë në të ardhme më të mirë”, tha Sekretari i Shtetit duke mënjanuar komentimin specifik të temave të nxehta.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI