Flash

Sekretari Amerikan i Shtetit sot në Tiranë, pritet të nënshkruhen 2 marrëveshje

Lapsi.al 15 February 2024
Sekretari Amerikan i Shtetit sot në Tiranë, pritet të

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë. Diplomati amerikan pritet të mbërrijë në orën 11:00 dhe do të qëndrojë deri në 20:00. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj si dhe do të mbajë një takim me të rinjtë te Piramida.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, Blinken do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe një marrëveshje e fushën së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Marrëveshjet:

Vendim për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Një tjetër marrëveshje që pritet të miratohet nesër në prani të Blinken është:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR PROGRAMIN E SHKËMBIMIT AKADEMIK “FULBRIGHT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI