Flash

Vrasje në Durrës/ Policia: Identifikuam autorin, po bëjmë krehjen e zonës

Lapsi.al 14 February 2024
Vrasje në Durrës/ Policia: Identifikuam autorin, po bëjmë

Policia ka reaguar për vrasjen në Durrës ditën e sotme. Mësohet se një person me inicialet I.K ka goditur me thikë 40-vjeçarin Halil Koka, i cili ka humbur jetën rrugën për në spital.

Policia thekson se po bëjnë krehjen e zonës për të arrestuar autorin.

Njoftimi i Policisë:

Durrës Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

A do edhe ti MË SHUMË?

Kujt nuk do t’i pëlqente të paguante për një makiato dhe tëmerrte dy? Të blinte një biletë kinemaje e të dytën ta përfitonte falas për shoqen, shokun, të dashur...

11:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI