Flash

Vodhi dyqanin e celularëve në Myslym Shyri, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim

Lapsi.al 14 February 2024
Vodhi dyqanin e celularëve në Myslym Shyri, identifikohet autori dhe

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur me datë 9 Shkurt, ku një dyqan celularësh në rrugën Myslym Shyri ra pre e një grabitjeje. 43-vjeçari Afrim Dulaj është shpallur në kërkim si autor i kësaj ngjarjeje ndërsa policia ka vënë në dispozicion 5 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, pas një pune intensive hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, vjedhja e ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”. Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI