Flash

Përndoqi një vajzë për rreth një vit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 14 February 2024
Përndoqi një vajzë për rreth një vit, arrestohet

Një 27-vjeçar, banues në Maqellarë të Dibrës, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka përndjekur për rreth 1 vit një vajzë.

Policia thotë se në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’, është arrestuar R.I, pasi gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përndjekja" pasi për 1 vit, ka përndjekur një 29-vjeçare.

'Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në Rrugën e Elbasanit, është kapur dhe ndaluar shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përndjekja", pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe.

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI