Flash

Ka 40 milion dollarë, por Sharon Stone ankohet: Kur dal me miqtë, paguaj unë

Lapsi.al 14 February 2024
Ka 40 milion dollarë, por Sharon Stone ankohet: Kur dal me miqtë,

Sharon Stone është ankuar në intervistën e fundit për “InStyle” duke zbuluar se në çdo tavolinë, edhe kur ka 15 veta të ftuar, ajo është personi që paguan.

“Dal për darkë, me 15 persona në tavolinë dhe kush e merr faturën? Sigurisht unë. Dhe paguaj mbi 3000 dollarë gjithmonë, sa herë shkoj në një restorant”, u shpreh aktorja.

“Është shumë e shtrenjtë të jesh i famshëm”, vazhdoi 65-vjeçarja më tej.

Stone ka pranuar se shumë nga shpenzimet e saj të shpeshta, përfshijnë blerjet e shtëpive të reja, pagesa për stafin e sigurisë, publicistin, grimierët dhe menaxherët.

Edhe pse pasuria e saj i kalon 40 milionë dollarët dhe vazhdon të rritet, Sharon mendon se jeta e saj është shumë e shtrenjtë.

Por kur vjen puna për të ecur para me karrierën, Sharon Stone nuk kursehet aspak. Për të mbështetur këtë fakt, vetë aktorja ka zbuluar në 2021-shin se ka hequr dorë nga 1/3 e pagesës së saj për filmin e xhiruar në 1995-ën “The Quick and the Dead”, vetëm që Leonardo DiCaprio të bëhej pjesë e atij filmi.

“Unë nuk doja të isha pjesë e një filmi të kotë dhe Leonardo ishte një super yll. Ai mbushi 18 vjeç në setin e filmit dhe unë doja të ishte djali im në film”, ka rrëfyer aktorja.

Sipas detajeve që ka zbuluar, pagesa e saj fillestare për të qenë protagoniste në filmin në fjalë të publikuar në 1995-ën ka qenë 3 milionë dollarë. Ajo hoqi dorë nga shuma prej 1 milion dollarësh vetëm që DiCaprio të luante në film.

Të këshilluara

Jane Fonda kundër filmit të JLo: Absurde

Jane Fonda dikur luajti vjehrrën që nuk miratonte Jennifer  Lopez-in në filmin komedi romantike të vitit 2005 "Monster-in-Law". Tashmë, aktorja ka folur për ...

21:38

Jennifer Lopez: Do heq dorë nga muzika

Jennifer Lopez ka befasuar fansat me njoftimin se së shpejti do të tërhiqet nga muzika. Jennifer  ka lënë të kuptohet se albumi i saj i ardhshëm, “This is Me...

18:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI