Flash

Italia në alarm nga ethet tropikale, dezinfektohen avionët në Fiumicino

Lapsi.al 14 February 2024
Italia në alarm nga ethet tropikale, dezinfektohen avionët në

Alarmi virusit të etheve tropikale aktivizuar në vende në mbarë botën. Edhe në Europë autoritetet janë duke forcuar rregullat. Italia ka shtuar kontrollet kufitare për të parandaluar hyrjen e mushkonjave që mbartin virusin. Në aeroportin e Fiumicinos, nivelet e vigjilencës janë ngritur, duke përfshirë dezinfektimin e avionëve që vijnë nga vendet në rrezik. Shpërthime të shumta infeksioni kanë ndodhur në zona të ndryshme të planetit, nga Brazili në Argjentinë.

Kontrollet përfshijnë automjetet dhe mallrat që vijnë nga vendet ku "rreziku i prekjes nga sëmundja është më i madh”. Ndër masat e parashikuara është monitorimi i kujdesshëm i dezinfektimit të avionëve. Bëhet fjalë për Aedes Aegipty, mushkonja specifike e virusit Zika dhe etheve tropikale. Kjo mushkonjë nuk është e pranishme në Europë, por vendet po tregohen të kujdesshme nëse ajo mbërrin në një ndonjë mënyrë.

Sipas të dhënave më të fundit në Brazil tashmë ka 512 353 raste me ethe. Vetëm këtë vit janë konfirmuar 75 vdekje nga ky virus dhe 350 të tjerë janë duke u verifikuar. Numri i rasteve është katërfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Nëse një mushkonjë Ades Aegipty pickon një person asimptomatik, 7 ditë më vonë ajo është ende e aftë të transmetojë sëmundjen”, shpjegon studiuesja italiane Denise Valle.

Pas Brazilit, urgjenca po shtrihet edhe në Argjentinën fqinje, ku deri më tani janë shënuar 39-544 raste dhe 29 të vdekur.  Harta e vendeve në rrezik është publikuar nga Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, me një listë të gjatë të vendeve në Amerikën e Jugut, Afrikë, Azi dhe Ishujt e Paqësorit. Në Evropë, janë 3 vende që kanë regjistruar raste sporadike nga 1 janari deri më 5 dhjetor 2023. Italia, e para me 82 raste, pasohet nga Franca me 43 dhe Spanja me 3 raste. ©TG Com, LAPSI.al

Che cosʼè la febbre dengue - foto 1

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI