Flash

Britania e Madhe do paguajë influencerët shqiptarë të TikTok për fushatën kundër emigracionit me gomone

Lapsi.al 14 February 2024
Britania e Madhe do paguajë influencerët shqiptarë të TikTok

Qeveria e Britanisë së Madhe duket se mendon në çdo aspekt për të ndaluar emigracionin e paligjshëm. Për të paralajmëruar personat që synojnë të marrin përsipër të kalojnë Kanalin Anglez me anije të vogla, duket se autoritetet britanike janë të gatshëm të paguajnë influencerët shqiptarë në TikTok.

Kjo lloj skeme është përdorur më parë në Francë e Belgjikë për disa vite, por Sekretari i Brendshëm, James Cleverly ka vendosur që ta zgjerojë këtë politikë. Aty do të përfshihet Shqipëria, Iraku, Egjipti dhe Vietnami. Në plane është që të përfshihet edhe Turqia e India.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në listën e kandidatëve që duhet të paralajmërojnë emigrantët që të mos e marrin këtë udhëtim të rrezikshëm janë një reper, dy komedianë, një bloger lifestyle, personalitete televizioni dhe një shkrimtar udhëtimesh.

“Ata raportohet se janë zgjedhur prej aftësisë që kanë për të nxitur të rinjtë, të cilët janë grupi më i madh i emigrantëve që kalojnë kanalin”, shkruan LBC.

Sipas dokumenteve, influencerët mund të marrin pagesa deri në 5 mijë Paund. Ndërkohë buxheti për influencerët shqiptarë është vendosur në 30 mijë Paund. Ndërsa në Vietnam e Egjipt ky buxhet është 15 mijë Paund.

“Trafikantët e qenieve njerëzore përdorin mediat sociale për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale. Është jetike që ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar emigrantët për të vërtetat rreth kalimit të kanalit dhe ardhjes ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës i Zyrës së Punëve të Brendshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI