Flash

E pranon edhe Bardhi, Sali Berisha është kryetar i opozitës

Lapsi.al 14 February 2024
E pranon edhe Bardhi, Sali Berisha është kryetar i opozitës

Gazment Bardhi ka pranuar se njeh Sali Berishën si kreun e opozitës, teksa u shpreh se kjo gjë është e qartë. Ai theksoi se Berisha është zgjedhur nga shumica e anëtarëve dhe kushdo duhet të respektojë këtë vendim.

“Në të gjitha përgjigjet që kam dhënë gjatë këtyre ditëve. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica anëtarëve të PD-së, unë dhe cilido do të duhet të respektojmë këtë vendim”, tha Bardhi nga Shkodra ku ishte në një takim me demokratët, i shoqëruar nga deputeti Flamur Noka.

Gazment Bardhi: “Bashkimi ka ndodhur, ka një pjesë të vogël të demokratëve që ende janë në rrugë të gabuar dhe gjej rastin nga Shkodra t’i ftoj që t’i bashkohen PD-së, betejës kundër Ramës. Rruga e tyre për të qenë përballë opozitës dhe jo përballë Ramës, në gjykimin tonë është rrugë e gabuar, nuk e ndihmon as Shqipërinë dhe as demokratët. Do të ketë në shkrirje në bazë edhe të demokratëve pa asnjë diskutim. Demokratët janë të bashkuar edhe në bazë, turi jonë synon për të thithur ata pak demokratë që ndodhen në gjykimin tonë në rrugë të gabuar. Duhet të jenë me ne përballë Ramës, jo përballë opozitës.

Secili do të duhet të jetë në PD, nuk dua ti ndaj në grupime. Cilido që zgjedh rrugë tjetër, nuk është pjesë e PD-së.

Nga SHBA-të poshtë rrugës së Salës, ju ka akuzuar Basha. Keni përgjigje?

Gazment Bardhi: Asnjë përgjigje, nuk kam kohë për të humbur me batuta pa vlerë. Jam aty ku ndodhen demokratët. Kam bindjen e plotë që PD është e bashkuar, ata pak kolegë që ende nuk janë bashkuar, të jenë të sigurtë që do kuptojnë se janë në rrugën e gabuar dhe se vendi i tyre është krah demokratëve.

Gazment Bardhi: Askush nuk duhet të ketë dyshim, as gjykata se ku është dhe ku është PD.

Kryetari i PD-së është Berisha?

Gazment Bardhi: Kjo është e qartë në të gjitha përgjigjet që kam dhënë gjatë këtyre ditëve. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica anëtarëve të PD-së, unë dhe cilido do të duhet të respektojmë këtë vendim.

Ju dëmton fakti që është në arrest shtëpie?

Gazment Bardhi: Kam bindjen se demokratët kanë ditur të tregojnë forcën e tyre të vërtetë sa herë kanë qenë në momente të vështira. Ky është një moment i vështirë por duke qenë të gjitha bashkë, kjo na jep forcë dhe do ta tejkalojmë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI