Flash

SPAK përfundon hetimet për mjekun Edvin Prifti dhe dërgon për gjykim dosjen

Lapsi.al 13 February 2024
SPAK përfundon hetimet për mjekun Edvin Prifti dhe dërgon

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për mjekun e QSUT-së Edvin Prifti dhe ka dërguar çështjen për gjykim. Kirurgu Prifti akuzohet kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”,  “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK, nga hetimet nga rezultuar se Edvin Prifti gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, “të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma monetare nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.”

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe në zyrë i janë gjetur dhe sekuestruar 56.800 euro, 7.600 dollarë dhe 15.435.000 Lekë, shuma parash të cilat mjeku nuk mund  t’i justifikonte me burime të ligjshme dhe dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI