Flash

Informacioni gjeohapësinor, ASIG kalon në varësi të Kryeministrit

Lapsi.al 13 February 2024
Informacioni gjeohapësinor, ASIG kalon në varësi të

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të kalojë në varësi të Kryeministrit. Disa ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” përcaktojnë ndër të tjera edhe këtë.

Relacioni nënvizon se përveç ndryshimeve në ligj të cilat korrigjojnë ndryshimin e varësisë së ASIG nga ish-Ministri i Inovacionit dhe Administratës Publike tashmë tek Kryeministri, reforma strukturore institucionale bëri të nevojshëm rishikimin e aspekteve të ndryshme të kuadrit ligjor dhe institucional ekzistues në lidhje me sektorin e informacionit gjeohapësinor, kjo e lidhur edhe me përcaktimet ligjore në lidhje me BIG (Bordi i Informacionit Gjeohapësinor). Disa nga ndryshimet dhe shtesat propozohen për pozicionimin e ASIG brenda sektorit të IG, në rol qendror në raport me institucionet e tjera, si dhe në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet publike përgjegjëse për temat e IG, duke synuar prodhimin dhe gjenerimin e informacionit të saktë, cilësor dhe në përputhje me standardet e miratuara, i përdorshëm në të mirë të qeverisjes dhe mirëqenies së qytetarëve” thuhet në relacion.

I njëjti vlerëson se në projektligj parashikohet pozicionimi i qartë i ASIG përkundrejt institucioneve të tjera të sektorit, roli i tij qendror, koordinues dhe monitorues, si dhe arkitektura e re e organizimit të funksioneve në këtë institucion.

Miratimi i këtij projektligji do të ndikojë pozitivisht në rritjen e përdorimit të IG nga institucionet publike, sipërmarrjet private dhe publiku, vlerën e shtuar të të dhënave gjeohapësinore ripërdorimin e tyre pa kufizime në funksion të vendimmarrjes dhe shërbimeve teknologjike.

Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektligji, duke i grupuar sipas katër synimeve strategjike të përcaktuara në Dokumentin e Politikave për Qeverisjen e Sektorit IG 2020-2030 të lidhura me: synimin strategjik disponueshmëria e informacionit gjeohapsinor, synimin strategjik dy për përdorimin e informacionit gjeohapsinor, synimin strategjik tre për funksionalitetin e sistemit IG shtetëror dhe synimin strategjik 4 miradministrimi i sektorit të informacionit gjeohapsinor. / “Monitor”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI