Flash

Fermerët në fshatin Borovë të Kolonjës denoncojnë: Bashkia po na i hedh bagëtitë në rrugë në vend që të na ndihmojë

Lapsi.al 13 February 2024
Fermerët në fshatin Borovë të Kolonjës denoncojnë:

Një denoncim për një aksion të IKMT-së ka ardhur nga Kolonja. Forca të shumta policie, inspektori për zonën dhe një fadromë e IKMT-së janë paraqitur në fshatin Borovë, ku duan të prishin disa stalla bagëtish të cilat janë ndërtuar poshtë një ure në atë zonë nga fermerët.

Këta të fundit shprehen se policët dhe punonjësit e bashkisë janë paraqitur për të kryer aksionin pa asnjë shkresë me vete.

"Po pse për kto delet keni ardhur 5 mijë polic ktu. Nuk iu vjen zor që keni ardhur 5 mijë police sikur kemi bërë ndonjë vrasje ne këtu. Ku e ke shkresë o zotëri. Vini këtu policë e punonjës të bashkisë e nuk keni një shkresë me vete.", thotë një nag ato.

Blegtorët shprehen se janë të vetmit të mbetur në zonë dhe se bashkia e Kolonjës në vend që t'i ndihmojë, po i hedh në rrugë. Ata thonë gjithashtu se në mes të dimrit nuk kanë ku t'i çojnë bagëtitë.

"Ne jemi nje biznes prej shume vitesh ne treg qe rritim edhe mbajme gjithcka bio edhe ndihemi te cënuar nga Bashkia Kolonjë duke na hedhur ne rruge edhe jo duke na ndihmuar si fermer edhe si biznes familjar," shkruhet krah videos së postuar nga një nga blegtorët e prekur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI