Flash

Emri/ U fsheh mes bimëve të kanabisit, arrestohet shqiptari në Britani

Lapsi.al 13 February 2024
Emri/ U fsheh mes bimëve të kanabisit, arrestohet shqiptari në

Alger Çepele ka rënë në prangat e Policisë britanike pasi u gjet i fshehur mes bimëve të kanabisit në një “shtëpi bari” në Wellingborough.

Ai ra në pranga pas një operacioni të kryer nga Policia në zonë. Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekurestroi 304 bimë kanabisi, të cilat ishin në proces rritjeje.

Lëndët narkotike kapnin vlerën e mbi 45 mijë paundëve. Ndërsa përpos bimëve të kanabisit, u sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë, pajisje shoqëruese të nevojshme për të prodhuar bimën dhe një planifikues javor që përmban një orar të detajuar të ujitjes.

Pas daljes para togave të zeza, Çepele u dënua me 18 muaj burg. Në dëshminë e tij ai tha se ishte i detyruar të punonte pasi kishte borxhe për të shlyer.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Deri në mesditë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave do të do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat priten në zonat malor...

08:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI