Flash

Berisha-Ramës: Provove të mbash pushtetin me Dumanët e tu të korruptuar

Lapsi.al 13 February 2024
Berisha-Ramës: Provove të mbash pushtetin me Dumanët e tu të

Sali Berisha hodhi akuza jo vetëm ndaj Kryeministrit Edi Rama por edhe ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se ne “Dumanët e korruptuar, arrestove liderin e opozitës”.

Reagimi:

“Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke marrë peng Lul Bravën për të kontrolluar opozitën. Të mbeti brava në dorë. Sot opozita është më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke korruptuar shefin e kundërinteligjencës amerikane, McGonigal. Po ku është ai tani? Në burg dhe po të pret me padurim. Edi Rama, drejtësia vonon por nuk të harron.

Provove të mbash pushtetin duke vjedhur logon e PD, duke ndaluar nga tmerri emrin e Sali Berishës nga fleta e votimit. 600 mijë shqiptarë të thanë se nuk ke shans të zhdukësh opozitën.

Je i pashpresë! Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke blerë media me paratë e vjedhura të inceneratorëve. Vetë krahu yt i djathtë, zëvendësi yt të bëri autopsinë dhe dole para shqiptarëve si një kalbësirë që kundërmon anekënd Shqipërisë. 20 shkurti po vjen, priti, priti shqiptarët! Edi Rama, provove të pengosh komisionet hetimore parlamentare për vjedhjet tua të shekullit, për udhëtimet e tua mafioze me avion në dispozicion, për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të tu, por faktove para botës të gjitha akuzat e opozitës si të vërteta dhe se ke ti ke frikë nga hetimi, njëlloj si djalli nga temjani për shkak të krimeve që ke kryer gjatë kohës në pushtet.

Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit. Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikisht me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë. Kurse ti, u ktheve në genin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusisë. Turp i dheut!

Të këshilluara

Merr flakë makina në aksin Korçë-Pogradec

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip "Renault". Policia bën me dije se ...

19:36

Meta për bashkimin e PD-së: I sinqertë

Çdo bashkim i sinqertë forcash dhe potencialesh është pozitiv. Kështu e komentoi kreu i PL-së, Ilir Meta, bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Rithemelimit...

15:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI