Flash

VOA: Si u rikthye Bardhi në selinë e kontrolluar nga Berisha

Lapsi.al 12 February 2024
VOA: Si u rikthye Bardhi në selinë e kontrolluar nga Berisha

Në Tiranë, dy vjet pasi së bashku me zotin Enkelejd Alibeaj, doli i fundit nga selia e Partisë Demokratike, të cilën ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e morën nën kontroll paqësisht, ndryshe nga sulmi i janarit të po atij viti, këtë të hënë, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi dhe grupi i deputetëve që e ndjekin atë, shkelën aty për herë të parë, duke vulosur atë që kohët e fundit ishte paralajmëruar si bashkimi përfundimtar.

“Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e neserme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet cdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë”, - deklaroi zoti Bardhi.

Përkrahës i fortë i distancimit nga zoti Berisha pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat në shtator të vitit 2021, e disa muaj më vonë dhe i vendimit për të mos e konsideruar më atë pjesë të Partisë Demokratike, zoti Bardhi ka vijuar t’i bëjë bisht pyetjes nëse e njeh zotin Berisha si kryetar. Ai dhe pas mbledhjes së grupit në selinë e PD-së, është mjaftuar të thotë se “unë njoh vetëm vullnetin e demokratëve”.

Disa nga deklaratat e tij edhe sot, bëjnë të qartë se mes palëve “të bashkuara për të luftuar rregjimin e kryeministrit Edi Rama” , ka dallime të thella për disa çështje, si ajo që lidhet me drejtësinë, apo raportet me administratën amerikane.

“Partia Demokratike është partia më properëndimore se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik. Ne besojmë gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë!

Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëve sa herë që do të konstatojmë se peshorja e drejtësisë disbalancohet nga ndërhyrjet politike”, - u shpreh zoti Bardhi, në një kohë që kolegët e tij të Rithemelimit e shohin Drejtësinë e veçanërisht SPAK-un “një vegël të qeverisë”, duke mos kursyer sulme të egra, e cilësimet si “një organizatë kriminale” sidomos pasi zoti Berisha u vu nën hetim dhe aktualisht është në arrest shtëpie.

Por për zotin Bardhi “prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qëndrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje”. Të gjithë së bashku morën më pas pjesë dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, ku temë kryesore ishte organizimi i protestës së paralajmëruar për më 20 shkurt.

/Marrë nga VOA, titulli origjinal: Bardhi dhe deputetët e tij rikthehen në selinë e kontrolluar nga Berisha

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI