Flash

Tentuan të kalonin para dhe produkte të padeklaruara në portin e Durrësit, në pranga një person, tre të tjerë nën hetim

Lapsi.al 12 February 2024
Tentuan të kalonin para dhe produkte të padeklaruara në portin e

Një person është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë nën hetim pasi tentuan të kalonin në portin e Durrësit produkte dhe para të padeklaruara.

Në një autobus u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, ndërsa në një automjet u gjetën 20 000 euro. Në pranga u vu 36-vjeçari E. P., ndërsa nën hetim në gjendje të lirë 55-vjeçari I. G., 55 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga kontrolli në autobusin në pronësi të drejtuesit 36-vjeçar, që kishte drejtues të dytë alternativ, shtetasin I. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, të dyshuara të kontrabanduara.

Nën hetim në gjendje të lirë janë edhe A. R., 50 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga kontrolli në automjetin fuoristrade tip “Nissan” që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer 35-vjeçari, në një hapësirë të përshtatur nën kroskot, u gjetën 20 000 euro të padeklaruara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Macron shtyn vizitën në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron kishte planifikuar të udhëtonte në Ukrainë më 13 dhe 14 shkurt, por vizita është shtyrë. Mediat e huaja raportojnë se pa...

08:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI