Flash

Studimi/ Me një analizë gjaku mund të zbulohet Demenca dhe Alzheimer 10 vjet më herët

Lapsi.al 12 February 2024
Studimi/ Me një analizë gjaku mund të zbulohet Demenca dhe

Shkencëtarët kanë hedhur një hap të madh drejt një analize gjaku që mund të parashikojë rrezikun e demencës më shumë se një dekadë përpara se ajo të diagnostikohet zyrtarisht tek pacientët. Shpresat u rritën pasi shkencëtarët zbuluan shënues biologjikë në mostrat e gjakut të mbledhura nga më shumë se 50 mijë vullnetarë të shëndetshëm të regjistruar në projektin e quajtur “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar.

Analiza e gjakut identifikoi modele të 4 proteinave që parashikonin fillimin e demencës në përgjithësi, sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës vaskulare në mënyrë specifike kur ata të kapnin një moshë më të vjetër.

Kur kombinohen me faktorë rreziku më konvencionalë si mosha, gjinia, edukimi dhe ndjeshmëria gjenetike, profilet e proteinave i lejuan studiuesit të parashikonin demencën me një saktësi të vlerësuar në 90% gati 15 vjet përpara se njerëzit të merrnin konfirmimin klinik të sëmundjes.

Më shumë se 55 milionë njerëz jetojnë me demencë në mbarë botën, një shifër që pritet të arrijë në 78 milionë deri në vitin 2030. Rreth 70% e të gjithë demencës shkaktohet nga sëmundja e Alzheimerit, ndërsa demenca vaskulare shkaktohet nga dëmtimi i enëve të gjakut, që përbën 20% të rasteve.

"Ne shpresojmë ta zhvillojmë këtë si një komplet shqyrtimi që mund të përdoret në urgjenca” - tha Prof. Jianfeng Feng i Universitetit Warwick dhe Universitetit Fudan në Kinë. Një mori studimesh të kohëve të fundit kanë demonstruar potencialin që kanë analizat e gjakut për të identifikuar pacientët që kanë më shumë gjasa të kenë demencë. Me një informacion të tillë, mjekët mund të përcaktojnë se cilët pacientë duhet të ndjekin më shpejt kura dhe një testim të plotë diagnostik për Alzheimer.

Konfirmimi i hershëm i sëmundjes është thelbësor nëse pacientët me Alzheimer që ata të përfitojnë nga dy ilaçet e reja, Lecanemab dhe Donanemab, të cilat janë nën shqyrtim nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar. Rregullatori i ilaçeve në SHBA e ka miratuar ndërkohë Lecanemab dhe pritet të vendosë edhe për Donanemab. Rregullatorët evropianë janë ende duke i shqyrtuar të dyja barnat. © The Guardian, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI