Flash

Shqipëria "po vdes", vijon të ulet frikshëm numri i lindjeve

Lapsi.al 12 February 2024
Shqipëria "po vdes", vijon të ulet frikshëm numri i

Muaj pas muaji, numri i lindjeve në Shqipëri po vjen në rënie. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023, u regjistruan 5.857 lindje, duke shënuar një rënie me 7.6% krahasuar me të njëjtin tremujor të 2022.

Ky tregues ka ardhur duke u përmirësuar në raport me muajt e mëparshëm sepse referuar INSTAT, rënia më e madhe e lindjeve u regjistrua në tremujorin e parë të 2023, në një nivel prej afro 17%. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra.

Ndërsa numri i vdekjeve gjatë muajve të fundit të 2023 ishte 4.819, një tregues që shënon rënie prej 10.5% në raport me të njëjtën periudhë të 2022.

Njësoj si për lindjet, Tirana është qarku ku janë regjistruar edhe më shumë vdekje, ndërsa Kukësi renditet si qarku me më pak të tilla. Shqetësues është fakti qe në pesë qarqe të vendit regjistrohen më shumë vdekje sesa lindje, kryesuar nga Qarku i Korçës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI