Flash

PS e hapur për sistemin zgjedhor me prim, Çuçi: Duhet për stabilitet qeverisës

Lapsi.al 12 February 2024
PS e hapur për sistemin zgjedhor me prim, Çuçi: Duhet

Kalimi një sistemi zgjedhor me prim i ngjashëm me atë që ka Greqia, nuk përjashtohet nga socialistët teksa puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore është ende në një ngërç. Kreu i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi, gjatë një interviste në Abc News për Sokol Ballën ka lënë të hapur mundësinë për të shkuar drejt një sistemi të tillë.

“Sistemi me prim nuk është qasje pragmatike e PS, por një nevojë që Shqipëria duhet të ketë për stabilitet qeverisës. Ne jemi gati të miratojmë një formulë të vlefshme për zgjedhjet e radhës. Kjo bëhet edhe në limitet e kohës, nuk është që do ndryshojë sistemi”, ka thënë Çuçi.

Prej kohësh përflitet se nga pazari i radhës Rama-Basha, të shkohet drejt një sistemi elektoral me prim. Kjo favorizon më së shumti PS-në ndërsa Lulzim Basha merr në këmbim kthimin e Shqipërisë në një zonë të vetme zgjedhore dhe në këtë formë garanton së paku mbijetesën në politikë. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë në javët e muajt e ardhshëm se çfarë do të prodhojë Komisioni i Reformës Zgjedhore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI