Flash

Bashkimi deputetëve të PD/ Berisha: Nuk ishte e lehtë pas asaj që ndodhi

Lapsi.al 12 February 2024
Bashkimi deputetëve të PD/ Berisha: Nuk ishte e lehtë pas asaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar bashkimin e deputetëve të Partisë Demokratike në një mbledhje të zhvilluar për herë të parë në selinë blu pas përçarjeve të mëdha. Në fjalën nga dritarja për protestuesit që mblidhen çdo ditë poshtë banesës së tij, Berisha tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme.

“Në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj.

Theksoj se ky bashkim nuk ishte i thjeshtë pas përplasjeve të forta të vjeshtës së vitit 2021, por ky bashkim ishte bashkimi më i natyrshëm i politikanëve të përgjegjshëm, atdhetarë, demokratë, të mandatuar nga elektorati i PD. Ky bashkim ishte akti më i përgjegjshëm para zgjedhësve shqiptarë, dhe në veçanti para jush, demokratë të këtij vendi. Ky bashkim është padyshim akti më i mirëpritur për çdo demokrat që pa përfaqësuesit e tij të bashkohen në mbrojtje të interesave të tij dhe që shohin te ky bashkim rrugën më të sigurt drejt fitores” - tha Berisha që sipas tij ka shqetësuar edhe Edi Ramën.

LEXO EDHE: A mjafton kaq për të thirrur BASHKIM?

“Duhet të jeni të sigurt se ky bashkim është pritur me tmerr nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, i cili bëri gjithçka, përdori mjetet më antidemokratike, mohimin e të drejtave themelore të deputetëve, arrestimin e liderit të PD, vetëm që ky bashkim të mos ndodhte. Edi Rama, sot i tronditur gjer në shpirt, përpiqet të kërcënojë me zgjedhje. I them Edi Ramës se zgjedhjet do bëhen kur të dojë opozita dhe se ti ke fundin tënd. 20 shkurti është dita e triumfit të opozitës.

Së fundmi miqtë e mi, ky bashkim i politikanëve, deputetëve tuaj, në diversitet, në shumësi mendimesh, e bëjnë forcën tonë politike më demokratike, më të fortë se ndonjëherë. Ky bashkim tregon se opozita është sot gati për fitore. Se opozita ka zgjuar luanin e fjetur të shqiptarëve dhe se me 20 shkurt, nis betejën pa kthim në sheshet e Tiranës kundër diktaturës së Edi Ramës.

Më 20 shkurt, shqiptarët, demokratë, të paparti, socialistë të zhgënjyer, të gjithë në këmbë, të gjithë në Tiranë për të inauguruar pranverën e demokracisë. Më 20 shkurt, beteja jonë fitimtare ta bëjmë Shqipërinë si Europa, Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët, Shqipërinë, PD-në” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Si e fshehën TV kombëtare lajmin e bashkimit të PD në seli

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI