Flash

Xhaxhai i vajzës së vetëvrarë: "Burg i përjetshëm për Altin Çokun, ose bëj vetëgjyqësi"

Lapsi.al 12 February 2024
Xhaxhai i vajzës së vetëvrarë: "Burg i

27-vjeçarja që i dha fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtesë ishte aktive në rrjete sociale. Në një prej postimeve thuhet se “nuk ka dashuri të vërtetë, dashuria është berë interes”.

Kurse daja e 27-vjeçares kërkon drejtësi. Teksa flet për mediat, ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2-vjeçare. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton. Ai kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Pjesë nga prononcimi për mediat

Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?

Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar, ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.

Ka pasur dijeni familjarët për lidhjen që kishte?

Jo fare, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni.

Ka shfaqur shqetësime?

Jo fare. Unë kam ardhur, kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur, por nuk i ka shfaqur.

Ka probleme me bashkëshortin?

Jo, jo. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin tim e njoh, Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare.

Për publikimin e fotove në rrjetet sociale ka pasur dijeni dikush tjetër?

Jo, jo. S’kemi pasë dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ça shpirti, ça njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem. Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës, do ia marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rritë. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI