Flash

Akuzohen për korrupsion/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekë

Lapsi.al 12 February 2024
Akuzohen për korrupsion/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e tre zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekëve

Genci Hicka, Ilir Nishani dhe Gersion Tafa akuzohen për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Ndërkohë, dy mjekët Balloma dhe Baçi do gjykohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në janar të 2020, mjeku Kostandin Balloma dhe Besim Boçi kallëzuan në SPAK 3 inspektorët. Sipas mjekëve, Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit, dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë për mos ta gjobitur për trajtimin e mbetjeve spitalore. Dy mjekët u morën gjithashtu të pandehur pasi ishin personat të cilët dhanë paratë për të mos u gjobitur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI