Flash

"Nuk do mbrojmë nga Rusia anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë"/ Trump acaron Perëndimin

Lapsi.al 11 February 2024
"Nuk do mbrojmë nga Rusia anëtarët e NATO-s që nuk

Zyrtarë të lartë të Perëndimit e kanë kritikuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, të dielën, pasi ai ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos i mbrojnë aleatët e NATO-s, që nuk janë duke shpenzuar mjaftueshëm para në mbrojtje, nga një pushtim potencial prej Rusisë.

“Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i rrezikon ushtarët amerikanë dhe ata evropianë”, - ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një deklarate me shkrim. “Çdo sulm ndaj NATO-s do të rezultojë me një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme”, - ka shtuar ai.

Trump ka gjasa të fitojë nominimin e republikanëve në garën presidenciale, që do të mbahet në nëntor të këtij viti. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ka reaguar, po njëlloj.

“Motoja e NATO-s është ‘një për të gjithë, të gjithë për një’, dhe ky është përkushtim konkret. Minimi i kredibilitetit të shteteve aleate nënkupton dobësim të gjithë NATO-s. Asnjë lloj i fushatës nuk është arsyetim për të luajtur me sigurinë e aleancës”, - ka shkruar ai në X, platformë e njohur më parë si Twitter. 

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka postuar një mesazh “Një për të gjithë, të gjithë për një’ me thirrjet “Së bashku më të fortë”, gjithashtu, në X, pas komenteve të Trumpit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se “deklaratat për sigurinë e NATO-s dhe Aktin 5, u shërbejnë vetëm interesave të [presidentit rus, Vladimir] Putin”. Artikulli 5 i traktatit të NATO-s përcakton se një sulm i armatosur kundër një anëtari të aleancës konsiderohet sulm kundër të gjitha vendeve dhe nxit mbrojtje të përbashkët.

Trump, duke e rikujtuar një takim me liderë të NATO-s, gjatë një marshi politik në Karolinën e Jugut, e ka cituar presidentin e një “shteti të madh”, që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, “Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni? I kam thënë: ‘Nuk keni paguar? Jeni delikuent?’ Ai ka thënë: ‘Po, kështu ka ndodhur’. Jo, nuk do t’ju mbroj juve. Në fakt do t'i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani”.

“Ne e kemi dëgjuar këtë më parë… asgjë e re”, ka thënë Komisionari i Bashkimit Evropian për Treg të Brendshëm, Thierry Breton, në një intervistë për televizionin francez LCI. “Ai ndoshta ka probleme me kujtesën, mirëpo në fakt ka qenë një presidente, jo një shtet, por Bashkimi Evropian”, - ka thënë Breton, duke iu referuar një bisede që ka pasur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me Trumpin, më 2020.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur – e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”. 

Të 31 vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar që të ndajnë të paktën 2% të Bruto Prodhimit të Brendshëm në fushën e mbrojtjes, mirëpo të dhënat e NATO-s kanë treguar e vetëm 11 prej tyre janë duke vepruar ashtu. /REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI