Flash

Vodhën automjetin dhe e fshehën në pyll, vihet në pranga 19-vjeçari në Malësi të Madhe

Lapsi.al 10 February 2024
Vodhën automjetin dhe e fshehën në pyll, vihet në pranga

Një ngjarje ka ndodhur në Malësi të Madhe, ku si pasojë e vjedhjes së automjetit vihet në pranga 19-vjeçari si dhe dyshohen se janë pjesë e krimit 2 të mitur, 15 dhe 17 vjeç. Policia njofton se u arrit sekuestimi i automjetit dhe u kapën autorët e krimit.

Njoftimi i policisë:

Vodhën një automjet (furgon) në një vendparkim dhe e fshehën në pyll, falë reagimit në kohë, Policia gjen automjetin dhe vë në pranga një 19-vjeçar si autor të dyshuar. Procedohen penalisht 2 të mitur, 15 dhe 17 vjeç, si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, sapo janë njoftuar nga shtetasi V. Gj., se në një vendparkim automjetesh në Koplik, gjatë natës, shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin tip furgon dhe ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i reagimit të mënjehershëm të shërbimeve të Policisë, sigurimit të inteligjencës policore, këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të imtësishme në zonë, u bënë të mundura gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të cilin e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Koplik, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI