Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Tabaku në VOA: Nuk jam dakord me kaosin në Kuvend dhe sulmet ndaj SPAK

Lapsi.al 8 February 2024
Tabaku në VOA: Nuk jam dakord me kaosin në Kuvend dhe sulmet ndaj SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se beteja e opozitës është në parlament dhe ndaj një shumice që po miraton siç thotë ajo, me arrogancë, ligje të rëndësishme. Prej disa muajsh opozita po bllokon punimet e kuvendit, për shkak të refuzimit nga shumica, të ngritjes së disa komisioneve hetimore. Megjithatë rruga që po ndiqet sipas Tabakut me bllokimin e parlamentit nuk është rruga e duhur.

“Ashtu siç janë të drejta, hapësira për reformën zgjedhore, hapësira për shumë elementë të tjerë që po ngremë zërin në mënyrë të herëpashershme tashmë, por nuk besoj se kjo është mënyra e duhur, nuk besoj që kjo është rruga e duhur. Unë e përdor parlamentin shumë dhe mendoj që parlamenti duhet të jetë arenë debati, ku duhet të mbizotërojë forca e argumentit dhe jo forca e veprimit” – tha Tabaku në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Sa i takon reformës zgjedhore, Tabaku thotë se është fatkeqësi që nuk është arritur dot që të shtyhet agjenda e reformës zgjedhore edhe më parë dhe që ajo bëhet prioritet vetëm përpara zgjedhjeve. Tabaku u pyet edhe për zërat që flasin për bashkim të Partisë Demokratike pas afrimit të Bardhit dhe Berishës.

“Tani që të jemi koshient, kanë kaluar shumë gjëra këto dy vite dhe janë thënë shumë gjëra, dhe një bashkim mekanik sigurisht që nuk është i mundur, sikurse një vazo e cila është thyer në qindra copa dhe ne duam t’i zgjisim ato mekanikisht. Sot Partia Demokratike nuk e ka luksin të humbasë kënd" – tha Tabaku.

“Kam kërkuar që ne të mos kemi asnjë kompromis në parimet që PD ka, që është procesi euro-atlantik që është mbështetja që ne duhet të kemi me Shtetet e Bashkuara, që është lufta ndaj korrupsionit, por nga ana tjetër duhet që asnjëri prej nesh të mos ketë interesin personal se çfarë pozicioni kam unë, por të bashkohemi të gjithë rreth ideve.

Nuk na bashkojnë dot ndasitë që kemi pasur këto kohë, por duhet të na bashkojë kundërshtari. Duhet patjetër të na bashkojnë shqiptarët që kanë varur shpresat tek ne, të rinjtë që largohen dhe këtë kam kërkuar” – tha Tabaku.

“Nuk e kemi luksin të humbasim askënd. Dhe nënkuptoj që të gjithë duhet të jenë bashkë. E besoja më parë dhe e besoj edhe tani. Çështjen e Partisë Demokratike nuk ka për ta zgjidhur një gjyq do ta zgjidhë vullneti politik” – shtoi ajo duke shtuar se nuk i pëlqejnë sulmet ndaj SPAK.

“Mua nuk më vjen mirë që dëgjoj që ka sulme ndaj SPAK-ut, ndaj institucioneve të drejtësisë. Në mënyrë absolute nuk e kemi betejën me SPAK-un, nuk e kemi me askënd, e kemi me kundërshtarin. Këtë duhet ta kuptojmë sot sa nuk është vonë. Mund të jem nga personat që ka çuar më shumë kallëzime në SPAK, nga gjithë opozita nga gjithë Partia Demokratike. Dhe SPAK-u është duke punuar, mund të kisha dashur ndryshe, mund të kisha dashur më shumë, por le t’i lemë kohë, që të tregojë nëse vlen apo jo” – tha Tabaku.

Ajo komentoi edhe përballjen e Berishës me drejtësinë.

“Unë besoj që zoti Berisha ka nisur një betejë me drejtësinë dhe ka thënë që do ta ndërmarrë vetë dhe do të ishte në fakt edhe në interesin dhe në të mirën e Partisë Demokratike që ajo (PD-ja) të mos përfshihej në këtë betejë. Nuk ndihem komode në mënyrë absolute me këtë situatë dhe jam shumë e sigurt që dhe shumë qytetarë nuk ndihen komodë, je apo nuk je në Partinë Demokratike” – tha Tabaku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI