Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Rama jep një arsye qesharake përse nuk mundësohet vota e emigrantëve: Na mungon regjistri i shqiptarëve jashtë

Lapsi.al 8 February 2024
Rama jep një arsye qesharake përse nuk mundësohet vota e

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Luxemburg e bëri të qartë se vota e emigrantëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është e vështirë të realizohet.

Shkak për kreun e qeverisë shqiptare lidhet me mungesën e të dhënave të plota të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Qeveria e tij ndërkohë ka arritur të krijojë databazë të plotë prej patronazhistëve, por nuk është në gjendje të regjistrojë emigrantët. Thjesht Rama nuk e do votën e emigrantëve sepse nuk e kontrollon dot. E painteresuar është edhe opozita në këtë pjesë prandaj ia pasojnë fajin njëra-tjetrës sa herë del si cështje për diskutim.

“Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët, kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën tonë ose kartën e identitetit shkojmë e duam atë ditë, në momentin kur na duhet se na duhet për të bërë diçka. Por kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë procesin e votimit të emigrantëve”, tha Rama.

Të këshilluara

Arrestohet në Dubai Julian Meçaj

Julian Meçaj është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Julian Meçaj ishte lënë i lirë pasi është marrë në pyetje në lidhje me ngjar...

15:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI