Flash

Parlamenti i rrëzoi amendamentet/ Basha: U hodh poshtë pa asnjë debat, Rama e ministrat e tij të zhytyr në afera

Lapsi.al 8 February 2024
Parlamenti i rrëzoi amendamentet/ Basha: U hodh poshtë pa asnjë

Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka reaguar në lidhje me rrëzimin e amendamenteve të tij. Ai shprehet se monotonia është se përsëri në një teatër që i volit Edi Ramës dhe ministrave të tij të zhytur deri në fyt në afera, nuk pati asnjë akt parlamentar të opozitës.

"Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia është se përsëri në një teatër që i volit Edi Ramës dhe ministrave të tij të zhytur deri në fyt në afera, nuk pati asnjë akt parlamentar të opozitës. As për të kërkuar llogari as për të shprehur ku qëndroni opozita në raport me hallet e qytetarëve. Ky teatër do i pamundur nëse një pjesë e deputetëve të opozitës do të vendosnin interesat e njerëzve mbi interesat e ngushta. Ajo që mbetet është një qeveri që kalon aktet monstruoze pa debat.

Është përgjegjësia për ato akte që cenojnë interesat kombëtare,. E reja është me këtë. Sot është kaluar një dilemat për strategjinë e sigurisë kombëtare. Jemi mësuar to cilësojmë punë rutinë, jo vetëm Shqipëria por dhe vende të tjera, u dehën kur hynë në NATO. Realiteti është shumë dinamik dhe nuk jemi të pavëmendshëm për rreziqet kombëtare dhe rajonale.

Mundësia për një konflikt të armatosu mes NATO-s dhe vende të treta pas luftës së ftohtë nuk ka qenë kurrë më e mundur. Strategjia e sigurisë kombëtare duhej t’i nënshtrohej një debati politik dhe publik, është e pafalshme për një vend anëtar të NATOs që Kuvendi të zvarritet me dokumente burokratike sa për të bërë detyrën. Amendamenti u hodh poshtë pa asnjë debat”, tha Basha.

Të këshilluara

Kaos në Kuvend, garda rrethon foltoren

Seanca plenare ka nisur ditën e sotme, pas disa minutash me vonesë. Deputetët e opozitës që kanë mundur të futen në Kuvend, kanë vazhduar aksionin e tyre opozit...

10:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI