Flash

Vritet dhe digjet në makinë biznesmeni grek i lidhur me Shqipërinë

Lapsi.al 7 February 2024
Vritet dhe digjet në makinë biznesmeni grek i lidhur me

Një biznesmen i njohur grek u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të mërkure. Christos Gialia u qëllua me breshëri kallashnikovi kur po lëvizte me makinën e tij në Mandra.

Më pas autorët i vunë zjarrin makinë së viktimës me qëllim që të zhduknin çdo gjurmë që mund t’i zbulonte. Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit.

Mediat greke shkruajnë se besohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij. Policia ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.  Nga hetimet mësohet se pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili mendohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

gialias-2-mak

Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve. Viktima ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës. Ai ishte pronar dhe agjent i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018 edhe ish-bashkëshortja e tij u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra. Edhe pse ishte rimartuar biznesmeni mbante marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten. Sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja pasi autorët besonin se ajo kishte para. Ata i ngritën pritë asaj jashtë shtëpisë kur po kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë.

xristos-gialias

Lidhjet me Shqipërinë

Biznesmeni ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Ai rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku apo Thimi Prifti, 56 vjeç, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar furnizonte me cigare Thimi Priftin. Ky i fundit kishte precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

[caption id="" align="alignnone" width="532"]Albanian killed in Athens, Greek media: It is suspected that order came  from prison | Euronews Albania Thimi Prifti[/caption]

Ka dyshime se të dyja vrasjet mund të lidhen me njëra tjetrën. Biznesmeni i ekzekutuar sot, rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë. Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve dhe se pas këtyre vrasjeve mund të jenë autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FAZ: "Eksodi i shpikur" i serbëve nga Kosova

Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve "mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb", - shkruan Michael Martens, k...

20:49

Ekzekutohet biznesmeni grek

Një biznesmen grek është gjetur i vdekur në makinën e tij, pasi ishte qëlluar me kallashnikov. Ai u gjet në Mandra brenda makinës së tij, së cilës autorët i ...

16:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI