Flash

Serbia kërkon seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Lapsi.al 5 February 2024
Serbia kërkon seancë të jashtëzakonshme për

Ambasadori i Serbisë në Kombet e Bashkuara ka dorëzuar një kërkesë për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për Kosovën, raportoi Radio Televizioni i Serbisë më 5 shkurt.

Në kërkesë theksi vihet te situata në Kosovë, që sipas Serbisë është në kontrast të madh me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkruan vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa, si vendim të jashtëligjshëm, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”.

Tensionet janë rritur sërish pasi në Kosovë më 1 shkurt hyri në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës, euro është valuta e vetme për pagesat, që nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, duke shprehur shqetësimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb.

Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Deri më tani, dinarët janë dërguar në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Po ashtu, ditëve të fundit autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se kanë mbyllur shtatë komuna paralele në rajonin e Pejës dhe Dragashit, përderisa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucioni i vetëm që Serbia do të ketë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë./rel

Të këshilluara

Bardhi: PD është e bashkuar!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për gazetarët në përfundim të protestës poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha. Bardhi...

20:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI