Flash

OBSH: Shqiptarët konsumojnë shumë yndyrna! Shkak kryesor i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

Lapsi.al 5 February 2024
OBSH: Shqiptarët konsumojnë shumë yndyrna! Shkak kryesor i

Shqipëria është një ndër vendet me konsum të lartë të yndyrnave të prodhuar në mënyrë industriale në ushqime, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e sëmundjeve kardiake. Sipas raportit të Organizatës Botëreore të Shëndetësisë, Shqipëria është e shënuar me të kuqe në hartë, gjë që tregon nivelin e lartë të përdorimit të tyre në ushqime, duke e lidhur edhe me numrin e lartë të vdekjeve akute nga zemra.

Më shumë se 278 000 vdekje çdo vit në nivel global i atribuohen pikërisht marrjes së yndyrës trans të prodhuar në mënyrë industriale. Yndyrnat trans bllokojnë arteriet, duke rritur rrezikun e sulmeve në zemër dhe vdekjeve.

Sipas OBSH, tashmë është e faktuar se marrja e lartë e yndyrave trans rrit rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 34%, vdekjet nga sëmundjet koronare të zemrës me 28% dhe sëmundjet koronare të zemrës me 21%.

Raporti, i cili i referohet vitit 2023, thotë se në nivel global, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk u arrit objektivi për eleminimin nga ushqimet të yndrynave trans.

Yndyrnat trans, të cilat prodhohen në mënyrë industriale nga hidrogjenizimi i pjesshëm i çdo vaji të lëngshëm, gjenden kryesisht në ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI