Flash

FOTO LAJM/ Kur Gaz Bardhi "fluturon" pallton mbi karriget në Parlament

Lapsi.al 5 February 2024
FOTO LAJM/ Kur Gaz Bardhi "fluturon" pallton mbi karriget në

Edi Rama kyçi dyert e Parlamentit sot dhe nisi seancën pa lejuar deputetët e opozitës të hynin në sallë. U bë një tentativë për sajuar një seancë të rremë plenare me deputetë kukulla të mazhorancës që nisën të flisnin.

Pas tensioneve jashtë sallës, u arrit më në fund që deputetët e PD, të cilët s'kishin penalitet të hynin në sallë.

Pas Flamur Nokës hyri edhe Gazment Bardhi, i cili është fiksuar nga fotografët teksa flaku pallton në karrigen ku qëndron ulur.

Bardhi iu drejtua ashpër Lindita Nikollës dhe Edi Ramës, të cilët i bëri përgjegjës për mbylljen e turpshme të dyerve të Parlamentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI