Flash

Bardhi: PD është e bashkuar!

Lapsi.al 5 February 2024
Bardhi: PD është e bashkuar!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për gazetarët në përfundim të protestës poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha.

Bardhi theksoi se tashmë PD është e bashkuar ashtu siç është i bashkuar grupi parlamentar.

‘Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksionit që kemi nisur në parlament, duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit’, u shpreh Bardhi.

"Një gjë është e sigurt, PD është e bashkuar, siç është i bashkuar grupi parlamentar

Së pari, siç e kam bërë të qartë në mënyrë të vijueshme, grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar.

Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksionit që kemi nisur në parlament, duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit.

Sigurisht që ka akoma shumë punë përpara për t’u forcuar PD, por një gjë është e sigurt, PD është e bashkuar, siç është i bashkuar grupi parlamentar", tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI