Flash

Aktorja e filmave me pullë të kuqe viziton Iranin/ Plas polemika (FOTO)

Lapsi.al 5 February 2024
Aktorja e filmave me pullë të kuqe viziton Iranin/ Plas polemika

Aktorja amerikane e filmave për të rritur Whitney Wright, e cila ka shprehur mbështetje për palestinezët në rrjetet sociale, fluturoi në Iran, në një vizitë që shkaktoi habi dhe polemika për shkak të situatës së të drejtave të grave në vend. Wright shkoi në ish-ambasadën amerikane në Teheran, e braktisur pas krizës së pengjeve të vitit 1979.

Aktorja filmoi veten nëpër kryeqytetin iranian, edhe pse puna e saj e ekspozon atë ndaj akuzave penale që sjellin një dënim me burgim, deri në me vdekje. Wright e përshkroi ambasadën amerikane si një vend që "duhej ta vizitonte". Wright ka ndarë informacione pro-palestineze në internet në të kaluarën, duke përfshirë materiale që mbështesin militantët e armatosur kundër Izraelit.

Si një shtetase amerikane e lindur në Oklahoma City, asaj i duhej një vizë për të vizituar Iranin. Qeveria iraniane dyshohet se e lëshoi atë pa qenë “në dijeni të natyrës së punës së tij imorale”. 

Aktori iranian Setareh Pesiani përmendi vizitën e Wright për të kritikuar linjën e ashpër të qeverisë së Teheranit për mbulesën e detyrueshme, e cila çoi në arrestimin dhe vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini. “Ju i dënoni njerëzit e këtij vendi me metoda të ndryshme për mosmbajtjen e hixhabit, por lejoni që një aktore porno të vijë këtu për turizëm!”, - ka shkruar Pesiani në Instagram.

Ndërsa Masih Alinejad, një aktiviste me bazë në SHBA, e cili është përballur me tentativa për vrasje dhe rrëmbim nga Irani, denoncoi gjithashtu vizitën e Wright. “Ne, gratë iraniane, duam të jemi si Rosa Parks dhe jo si Whitney Wright,” - shkroi Alinejad, duke iu referuar ikonës së të drejtave civile në SHBA. ©LAPSI.al

Masih Alinejad ?️ on X: "American porn star Whitney Wright is in Iran, my  birth country, where women are killed for simply showing their hair and  being true to themselves. Whitney has

Whitney Wright - IMDb

Whitney Wright - IMDb

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI