Flash

Makina humbi kontrollin në kthesë/ Humb jetën 18-vjeçari, plagosen 3 të rinj në Librazhd

Lapsi.al 4 February 2024
Makina humbi kontrollin në kthesë/ Humb jetën 18-vjeçari,

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend pas atij në Korçë. Një automjet ka dalë nga rruga në "Kthesat e Dragostunjës" në Librazhd dhe për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. 

Mësohet se drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjerë kanë qenë Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba, 18-vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë. Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

"Elbasan/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Librazhd - Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI