Flash

Kultivuan 940 bimë marijuanë në banesë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Lapsi.al 3 February 2024
Kultivuan 940 bimë marijuanë në banesë, arrestohen dy

Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë, 20 dhe 29 vjeç, në Gandia, si autorë të dyshuar të një krimi kundër shëndetit publik dhe mashtrimit me energjinë elektrike, pasi çmontuan një plantacion marijuane në një shtëpi në Cullera.

Agjentët kanë zbuluar 940 bimë marijuanë me një peshë totale gati 190 kilogramë, 42 llamba LED, shtatë kompresorë klimatizimi, gjashtë split, kanale ventilimi dhe nxjerrjeje, filtra ajri dhe matës të temperaturës dhe lagështisë, si dhe efekte të ndryshme që mund të përdoren për rritjen e bimëve.

Hetimet, të kryera nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar -UDYCO- e Brigadës së Policisë Gjyqësore Vendore Gandia, nisën kur agjentët mësuan se një shtëpi në Cullera mund të përdorej si një laborator kultivimi i përshpejtuar i bimëve të marijuanës.

Pas vendosjes së një aparati vëzhgimi në afërsi të pronës, agjentët konstatuan se prej saj dilte një erë e fortë karakteristike e kësaj lënde. Po kështu, ata vëzhguan se si shtëpia kishte një pamje të lënë pas dore, duke mos treguar shenja të dukshme të banimit, megjithëse në muzg, përmes blindave, mund të vërehej një dritë e verdhë që dilte prej saj.

Në vijim të hetimeve, agjentët konstatuan se prona kishte një lidhje mashtruese me rrjetin elektrik, duke regjistruar humbje të larta të energjisë elektrike në transformatorin që ushqente zonën ku ndodhej.

Me prova të mjaftueshme dhe pasi kërkuan një urdhër hyrjeje, agjentët e UDYCO të Gandia, në bashkëpunim me Policinë Vendore Cullera, kryen kontrollin e shtëpisë ku kishin gjetën një plantacion të kamufluar marihuanë në bodrum, aksesi në të cilin bëhej vetëm nëpërmjet një vrime të vendosur në banjë, pasi pjesa tjetër e aksesit ishte e mbyllur, duke përdorur shkallë të zgjatshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI