Flash

Kërkohej për drogë, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 3 February 2024
Kërkohej për drogë, arrestohet 48-vjeçari në

Vlorë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Kapet dhe vihet në pranga nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Vlorë, 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Reset”, si rezultat i të cilit, në muajin dhjetor të vitit 2023, u vunë në pranga 7 shtetas dhe u sekuestruan 500 kg kanabis.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, strukturat e DVP Vlorë kanë organizuar kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, si rezultat i të cilave është lokalizuar dhe kapur shtetasi:

– K. S., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

48-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Reset”, i cili është zhvilluar në muajin dhjetor të vitit 2023, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të ndaluar dhe të shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni, përpunonin dhe më pas transportonin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë. Gjatë këtij operacioni, Policia sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshe totale 500 kilogramë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI