Flash

Trafikoi drejt Italisë sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine për 7 vite, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 2 February 2024
Trafikoi drejt Italisë sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine

Arrestohet një 31-vjeçar në Shkodër, i cili akuzohet se për 7 vite me radhë trafikoi drejt Italisë sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave, me qëllim ekstradimi, ra shtetasi me inicialet K. U.

NJOFTIMI I POLICISE

Inteligjencë policore dhe koordinim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Pjesëtar i një grupi kriminal që për një periudhë 7-vjeçare, trafikoi në Itali, 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”. Gjatë operacionit u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi K. U., 31 vjeç. Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Romë, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI