Flash

Në takim me një vajzë/ Arrestohet në Francë bosi i mafias italiane

Lapsi.al 2 February 2024
Në takim me një vajzë/ Arrestohet në Francë bosi i

Marco Raduano, i konsideruar si bosi i një klani të mafias në Itali është kapur në Francë. Fiks një vit më parë ai u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Sardenja. Raduano mundi të arratiset duke u zbritur nga muri i burgut me çarçafë të bërë nyje.

Ai konsiderohej si një nga 3 italianët e përfshirë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm të pranishëm në faqen e Europolit. Interesante është edhe mënyra se si ai u vu në pranga. “Bosi i Viestes” u kap të enjten e 1 shkurtit kur ndodhej në një restorant elegant në Bastia të Korsikës me një vajzë.

Ai u kap nga karabinierët e ROS, e njëjta njësi që arrestoi Matteo Messina Denaro. Marco Raduano konsiderohet të jetë në krye të klanit me të njëjtin emër që menaxhon punët e paligjshme në Gargano në Vieste dhe është i lidhur me banda të tjera. Ai akuzohet për vrasje, trafik droge dhe zhvatje.

I njohur në qarqet e botës së krimit si "Pallone" apo "Woolrich", 31 tetorin e kaluar ai u dënua me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për vrasjet e Omar Trotta, në 27 korrik 2017 dhe Giuseppe Silvestri në 21 mars 2017, në Monte Sant'Angelo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI