Flash

Mjedisorët kërkojnë shtyrjen e seancës plenare për projektligjin që cënon zonat e mbrojtura

Lapsi.al 2 February 2024
Mjedisorët kërkojnë shtyrjen e seancës plenare për

Në një letër të përbashkët drejtuar institucioneve qeveritare, 28 organizata të shoqërisë civile kërkuan pezullimin e përpjekjeve të shumicës për ndryshimet në ligjin për ruajtjen e Zonave të Mbrojtura, por edhe zbatimin e një procesi vendimmarrje në vijë me direktivat europiane.

“Shqetësimet tona vijnë pas vërejtjeve të paraqitura përmes platformës online të Kuvendit dhe gjatë seancës së parë online me Shoqatën Ornitologjike Shqiptare AOS, ku theksojmë se diskutimet janë kufizuar ngushtë vetëm në dy prej komisioneve parlamentare”, shkruajnë mjedisorët.

Sipas tyre qasja anashkalon përfshirjen kyçe të Komisionit për Çështjet Evropiane, i cili është thelbësor për të siguruar që projektligji të përputhet me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Ndryshimet ligjore erdhën si nismë e disa deputetëve socialistë dhe parashikojnë hapjen e rrugës ndaj investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore, duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre dhe duke u dhënë bashkive të drejtë administrimi mbi këto territore.

Si rrjedhojë, Organizatat e Shoqërisë Civile dhe mjedisorët kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe kërkuan shtyrjen e seancës plenarë të Kuvendit që ishte caktuar fillimisht për datën 15 Shkurt.

“Në bëjmë thirrje që projektligji të rishikohet fillimisht nga Komisioni për Çështjet Europiane”, insistojnë aktivistët në letrën drejtuar institucioneve qeveritare./BIRN

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI