Flash

E rëndë në Greqi/ Gruaja shqiptare i jep fund jetës pas tradhtisë së burrit

Lapsi.al 2 February 2024
E rëndë në Greqi/ Gruaja shqiptare i jep fund jetës pas

Dhuna dhe tradhëtia në familjen shqptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra largë spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhëtia e së shoqi,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

“Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjall ma lat cunin jetim ma bej hallall o bir babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova ti djegi shpirti sic me dogji mua . Me futi ne kurth lona me miren.

Se ato kishin qen para meje ke ai ju thash do marr i hak ilirit. Xhulio leket i ka lona me drriten se i kerkova ndarje ilirit hoqi leket nga banga mos i ndante ma bej hallall bir i mamit me ndyrsirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot…”, shkruan viktima.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI