Flash

Berisha mesazh Ramës: E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën kurrë me Arben Ahmetajn

Lapsi.al 2 February 2024
Berisha mesazh Ramës: E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën për të mos i prekur “asnjë fije floku Arben Ahmetajt”. 

Berisha u shpreh se nëse Ahmetaj do të cënohet, Rama do e pësojë personalisht te familja e tij.

Lexo më tej: Inceneratorët/ Arben Ahmetaj: Ish-lideri im Edi Rama më ngriti pritë! 

Sipas Berishës, Rama ka bërë të njëjtin veprim me Ervis Martinajn, i njohur si ish-drejtues i kompanive të basteve në vend, tanimë i zhdukur.

“I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde. Ja bëj këtë se Arben Ahmetaj të denoncojë. E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën kurrë me Arben Ahmetajn. Mos përdor kriminelë mor hajdutë, përdor vrasës mor frikacak, sepse nuk do mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, u shpreh Berisha gjatë tubimit të mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme.

Gjatë intervistës së djeshme për Syri Tv, Arben Ahmetaj zbuloi se ishte kërcënuar tre herë, madje edhe familjarisht. Ahmetaj u shpreh dy herë gjatë intervistës: "Nëse jam gjallë...". Kjo nënkupton se jeta e tij është në rrezik.

"Jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tim tek liqeni nuk e lashë më si trim i madh. Hera e fundit ishte tek rrethi tek liqeni. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë kryeministri dhe të thotë “të vejë në të sëmës” dhe të të thotë “po të isha unë gjykatës dhe prokuror di të ishte më keq” normal që do kisha kërcënime” - u shpreh në intervistën me Çim Pekën, Arben Ahmetaj. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Berisha: Ahmetaj zbuloi se Rama është në krye të vjedhjes së shekullit 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI