Flash

“I dha Metës dosjen e inceneratorëve”/ Ahmetaj: U trillua nga Veliaj dhe Balluku

Lapsi.al 1 February 2024
“I dha Metës dosjen e inceneratorëve”/ Ahmetaj: U trillua

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për prishjen me Ramën. Ai akuzon Veliajn dhe Ballukun se ngritën teorinë që ai kishte shitur dosjen e inceneratorëve.

“Unë kam pasur disa herë përplasje me kryeministrin. Disa herë personale, disa herë profesionale, por deri në ruajtje të kufijve. Teoria e konspiracionit që kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, por nuk besoj se Edi Rama e ka besuar. E ka besuar Lefter Koka, por jo Rama. Ai e ka përdorur këtë për t’i vënë tapë kësaj gjëje. Kjo u përdor si justifikim për t’u gjetur koka e turkut. Edhe pse nuk kisha firmosur unë isha mik me Mirel Mërtirin. Ndaj duhej gjetur një person si unë” – tha Ahmetaj për Syri Tv.

Më pas foli edhe për lidhjet me Mirel Mërtirin.

"Po. E kam njohur Mirel Mërtirin. Kur e kam njohur nga afër i kishte filluar punët. Le të verifikohet kur i kishte filluar punët në Fier. Ai kishte filluar punë. Se u hap një SMS kafeje me Baftjar Zeqon. Nuk kam pasur nevojë. Jo dhe jo. Nuk kam negociuar me askënd. Ata kryebashkiakë mund të jenë pyetur dhe kanë dhënë përgjigjet e tyre. Doni të dini si e ka fituar Fierin? Pyesni Baftjarin.

A ka përfituar Mirel Mërtiri tendera për shkak të njohjes sime? Kurrë! Klodian Zoton e kam njohur në distancë ndërsa Mirel Mërtirin e kam pasur mik. Flitet që më ka paguar hotelet. Po, por nuk thuhet që unë ia kam kthyer sepse unë kisha arsyet e mia që të mos vija emrin tim për të mos krijuar probleme me familjen time.

Bubrron një grup i drejtuar nga qendra e Tiranës. Nga dy qendra në fakt. Shkojnë në ambasada dhe thonë se ka qenë ide e tij ajo e inceneratorëve. Nuk është e vërtetë. Unë nuk e njoh fushën e trajtimit të mbetjeve. Po dhe ta zëmë se e kisha unë idenë, a mbaj unë përgjegjësi për këtë? Do t’i them edhe emrat e këtyre “dy qendrave” se nuk e kam problem.

Pse duhet të paguante kompania e ITS e inceneratorëve për bashkëshorten time? Nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë 27 milionë lekë të vjetra. Ishte për një riparim të pllakave dhe tubave të ujit në një pronë që kishte ish-bashkëshortja ime. Ajo kontraktoi një kompani që merrej me këtë” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI