Flash

Greqia kundër universiteteve private, studentët përleshen me policinë (FOTO)

Lapsi.al 1 February 2024
Greqia kundër universiteteve private, studentët përleshen me

Prej javësh studentët në Greqi kanë zhvilluar protesta masive për të kundërshtuar qeverinë greke për për hapjen e universiteteve private në vend, pasi thuhet se ky vendim mund të ulë vlerën e diplomave nga universitetet publike.

Të irrituar nga indiferenca e qeverisë konservatore të Greqisë, studentët protestuan sot të pajisur me maska kundër gazit dhe tentonin në mënyrë të vazhdueshme të smbrapsin policinë duke i goditur më shkopinjtë e flamurëve të tyre.

Si pasojë e veprimeve të studentëve edhe policia greke u detyrua të përdorë forcën për të marrë situatën në kontroll duke përdorur shkopat e gomës dhe gaz lotsjellës.

Qeveri e Kyriakos Mitsotakis, që fitoi mandatin e dytë vitin që shkoi, po përgatit ligjin në parlament që lejen hapjen e universiteteve private si degë të universiteteve të huaja.

Teksa njoftonte ligjin në dhjetor Mitsotakis tha se “kërkon të tërheqë studentë të huaj në vend” që kontribuojnë në ekonomi.

Greqia ka 24 universitete publike të akredituara që kanë qenë thuajse falas prej tre dekadash. Vitet e fundit vendi ka nisur një seri reformash të kontestuar në arsim, pavarësiht refuzimin e studentëve dhe stafit akademik.

Të këshilluara

Dështimi i premtimit për taksim progresiv

Në një vend ku kultura e pageses së taksave është e dobët, ku besimi se pagesa e tyre mund të shëndrohen në shërbime më të mira publike është i ulët, ku percept...

19:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI