Flash

Humbi jetën pas operacionit estetik, spitali privat reagon për vdekjen e 28-vjeçares

Lapsi.al 31 January 2024
Humbi jetën pas operacionit estetik, spitali privat reagon për vdekjen

Spitali Amerikan ka reaguar pas vdekjes së 28-vjeçares Lirida Hasalla, pas një operacioni estetik të kryer në ambientet e tij.

Përmes një njoftimi të Spitalit thuhet se operacioni është kryer sipas protokollit mjekësor dhe profesional, konform çdo standarti mjekësor.

Po ashtu thuhet se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem, por sipas njoftimit, në datë 30 janar e reja pësoi një komplikacion, që sipas tyre është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Reagimi i plotë:

Nisur nga vëmendja dhe interesi publik, Spitali Amerikan, me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ndien detyrim moral dhe profesional të japë informacion të saktë ndaj rastit të pacientes I.H për ndarjen e saj papritur nga jeta, më datë 30 Janar.

Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional. Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem.

Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga mjekët dhe stafi më i specializuar i Spitalit për gjatë disa orësh për ta risjellë pacienten në gjendje normale, fatkeqësisht pacientja humbi jetën.

Spitali Amerikan, si në çdo rast, është në dispozicion për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese për sqarimin e kësaj ngjarje të dhimbshme për të gjithë, duke kërkuar shmangien e çdo deformimi apo dhe keqinformimi të publikut nga persona që nuk kanë informacion mbi situatën reale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI