Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Mirela Milori i bashkohet ekipit të Euronews Albania

Lapsi.al 31 January 2024
Mirela Milori i bashkohet ekipit të Euronews Albania

Me atë aureolën e saj unike, profilin serioz e zërin e paqtë, e shndërruar ndër vite si ikonë e ekranit dhe e gazetarisë së vërtetë e profesionale, Mirela Milori ka vendosur të hedhë së fundmi hapin e madh të radhës - drejt Euronews Albania, si figura e edicionit qëndror të lajmeve dhe si gazetarja që do të intervistojë çdo të dielë në orën 18.00 personalitete të aktualitetit politik, social, ekonomik e kulturor në Shqipëri. “Interview” titullohet emisioni i cili ka ngjallur që në lançimin e spotit të tij shumë kureshtje.

Mirela do të sigurohet që, ashtu si çdo koleg, në çdo program të Euronews Albania, në “Interview” të ndahen “të gjitha lajmet, të gjitha pikëpamjet”. Gazetarja Milori, një ikonë e gazetarisë, si përpara kamerave ashtu edhe në terren, shprehet entuziaste për aventurën dhe familjen e saj të re, ku e kanë pritur me shumë besim e dashamirësi. “Euronews Albania është një logo që përfaqëson denjësisht emrin Euronews”, shprehet Milori. “Kjo më dha besim fillimisht. Shoh energji, punë, lajme dhe mbi të gjitha, një filozofi bashkëkohore në menaxhim dhe aspektin editorial. Gjeta njerëz që më duan dhe po më mbështesin në idetë e mia.” Me një karrierë prej më shumë dekadash, jo vetëm në gazetarinë shqiptare, por edhe atë ndërkombëtare, si reportere dhe spikere lajmesh e “Zërit të Amerikës” në Uashington, DC, Mirela është garancia e një suksesi të paralajmëruar. Intervistat e saj, jemi të bindur, do të gjenerojnë shumë shpejt video virale në rrjetet sociale dhe tituj ekskluzivë në median online, pasi ajo di mirë si ta nxjerrë lajmin dhe t’i sjellë publikut atë për të cilën ka më shumë interes. Me atë qetësinë dhe seriozitetin që e karakterizon.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI