Flash

Arrestohet shoku i Alket Rizait në aeroportin e Athinës, ku është “Taqi shqiptari” (VIDEO)

Lapsi.al 31 January 2024
Arrestohet shoku i Alket Rizait në aeroportin e Athinës, ku

48-vjeçari i cili u arrestua pasditen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës teksa ishte në pritje të një urdhër-arresti të vitit 2014 për vrasje dhe shpërthim mësohet se ka lidhje shqiptarin e njohur, Alket Rizai, i cili vuan denimin perjete ne burgjet greke.

Mediat greke raportojne se personi, i cili njihet si “Takis Shqiptari” dhe cilësohet veçanërisht i rrezikshëm nga policia, është përfshirë në një rast shpërthimi të makinës Smart, që ndodhi më 29 dhjetor 2014 në Attiki Odos. Më pas mbeti i vrarë drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar shqiptar dhe u plagos pasagjeri. Shpërthimi kishte ndodhur teksa automjeti ishte në lëvizje dhe më pas u konstatua nga autoritetet se ishte bllokuar nga një mekanizëm.

48-vjeçari dyshohet se është akuzuar edhe për një “kontratë specifike vdekjeje” në Joy Bar në Glyfada në vitin 2017. Në këtë sulm të armatosur të veçantë, i cili lidhej me mosmarrëveshjet për rastet e trafikut të drogës, një person u vra dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije ende.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI