Flash

A është shitur opozita? Shehaj: Nuk ka korrupsion vetëm në qeveri

Lapsi.al 31 January 2024
A është shitur opozita? Shehaj: Nuk ka korrupsion vetëm në

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë një deklaratë interesante në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Sipas tij, gjatë këtyre 10 viteve, opozita nuk u ka rezistuar dot tentativave të mazhorancës për ta zbutur aksionin opozitar.

Sipas tij ashtu siç ka vjedhje në mazhorancë, ka edhe në opozitë nga ata që vënë interesat personale përpara atyre qytetare. Ai shtoi gjithashtu se pranonte faktin që korrupsioni nuk ka ardhur me ardhjen e qeverisë aktuale, por ka ekzistuar edhe më parë.

“Do ishte hipokrite nga ana ime që të them që korrupsioni ka ardhur me këtë qeveri. Roli i opozitës është pikërisht që të ofrojë një alternativë ndryshe nga qeveria, t’i rezistojë tentativës së mazhorancës për të blerë opozitën. Kjo nuk ka ndodhur në këto 10 vite.

Opozita nuk i ka rezistuar tentativës nga ana e qeverisë për ta zbutur rolin opozitar. Nuk mund të flasim për të gjithë. Ka dhe do ketë, sepse ashtu siç vjedhin në mazhorancë, vjedhje është edhe në opozitë. Sepse mund të vësh interesin personal përpara interesit qytetar” – tha Shehaj.

Sipas Shehajt, Shqipëria ka korrupsion sepse qeveria nuk do ta luftojë atë, pasi me anë të tij mban pushtetin.

“Që Shqipëria është një vend i korruptuar e dimë, s’ka nevojë të na e thotë DASH. Këtë e dinë shqiptarët vetëm duke parë nivelin e jetesës së politikanëve. Por pasurimi personal është ajo që na bie më shumë në sy, por pasojat e rënda të korrupsionit nuk është se këta politikan morën një pjesë nga buxheti, pasojat më të rënda janë ato politike.

Shqipëria nuk do ta luftojmë korrupsionin se ka të bëjë me pushtetin politik. Rama nuk po bën korrupsion për të vjedhur, por për të mbajtur pushtetin. Demokracia në Shqipëri nuk funksionon se kemi një qeveri që nëpërmjet korrupsionit po mban pushtetin”, - tha Shehaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, një i plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafe Pllocë. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe nj...

21:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI