Flash

Banka e Shqipërisë zgjat me një vit marrëveshjen e likuiditetit me Bankën Qendrore Europiane

Lapsi.al 30 January 2024
Banka e Shqipërisë zgjat me një vit marrëveshjen e

Banka e Shqipërisë njoftoi të martën zgjatjen edhe me një vit tjetër të marrëveshjes së saj të likuiditetit me Bankën Qendrore Europiane (ECB).

Marrëveshja e mëparshme përfundonte në janar të vitit 2024, ndërsa pas përtëritjes ajo do të jetë e vlefshme deri në janar 2025.

Linja e kredisë në fjalë u miratua për herë të parë në vitin 2020, pas shpërthimit të pandemisë dhe kishte si qëllim sigurimin e likuiditetit në Euro për institucionet financiare të vendit, nëpërmjet bankës qendrore.

Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet mbështetës për stabilitetin monetar dhe financiar të Shqipërisë, në kuadër të pasigurive të shtuara, që vijnë nga vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonominë globale dhe tregjet financiare.

Marrëveshje parashikon që Banka e Shqipërisë të mund të sigurojë financime për nevoja

likuiditeti nga BQE deri në vlerën e 400 milionë eurove, në këmbim të një kolaterali të përshtatshëm në Euro.

Kolaterale të këtij lloji zakonisht janë titujt e borxhit të qeverive apo institucioneve me vlerësim sovran sipër një niveli të caktuar, të pranuar nga BQE-ja.

Banka e Shqipërisë disponon sasi të konsiderueshme të instrumenteve të tilla, si pjesë e portofolit të rezervës valutore.

Deri para vitit 2020, Banka e Shqipërisë dhe bankat e tjera të rajonit nuk kishin në dispozicion mekanizma të sigurimit të likuiditetit nga BQE-ja dhe instrumenti EUREP ishte i pari i këtij lloji. /monitor

Të këshilluara

Turqia do të njohë patentat shqiptare

Parlamenti turk ka miraturar marrëveshjen reciproke për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Shqipërinë. Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Jash...

16:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI