Flash

Skandal/ Nënkryetarja e komunës së Leposaviqit dhe stafi shfaqen duke pirë kokainë (VIDEO)

Lapsi.al 29 January 2024
Skandal/ Nënkryetarja e komunës së Leposaviqit dhe stafi shfaqen
Pamje skandaloze vijnë nga komuna e Leposaviqit, ku nënkryetarja bashkë me stafin shfaqen duke pirë kokainë. “Nacionale” ka publikuar disa pamje të turpshme, ku nënkryetarja serbe Dragana Miletiq e njohur me nofkën “Beba”, shfaqet duke pirë kokainë brenda zyrave. Njëra prej videove është realizuar në një nga banjot e objektit të komunës së Leposaviqit. E në një tjetër video nënkryetarja e Leposaviqit shihet teksa konsumon drogë në zyrët e komunës, bashkë me një tjetër punonjës. Miletiq shërben më objektin e komunës bashkë me një staf që është i përbërë nga serbë dhe shqiptarë dhe që udhëhiqet nga Lulzim Hetemi, i cili është edhe kryetari i kësaj komune. Hetemi është ndër ata politikanë që prej disa muajsh qëndroi i ngujuar në zyra, pas përplasjeve dhe tensioneve që pati në veri të Kosovës. Madje vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti Hetemin si “shembullor për Kosovën dhe rendin e ligjin e saj”. “Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998 E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, shkuante Kurti atë kohë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Nacionale (@nacionaleks)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI